Numri i rastetve të infektuara me koronavirusin e ri (COVID-19) në mabrë botën tejkaloi shifrën 3,4 milionë, sipas Universitetit Johns Hopkins me qendër në SHBA, raporton Anadolu Agency (AA).
Të dhënat e universitetit treguan se numri i vdekjeve të lidhura me virusin arriti në 243.674, ndërsa numri i njerëzve që u shëruan u ngjit në gati 1,1 milion.
SHBA është vendi më i goditur me numrin më të madh të infeksioneve dhe vdekjeve, me më shumë se 1.13 milion raste dhe afro 66.200 të vdekur.
Italia ka numrin e dytë më të lartë të vdekjeve me 28.710, ndërsa Spanja ka numrin e dytë më të lartë të infektimeve, mbi 216.582.
Virusi së pari u zbulua në Wuhan të Kinës në fund të dhjetorit.
Përkundër numrit në rritje të rasteve, shumica e atyre që infektohen me virusin vuajnë nga simptoma të buta para se të shërohen plotësisht.
Top Channel