Zhurmës dhe gjallërisë në ish zonën e Bllokut në Tiranë prej 8 javësh ia ka zënë vëndin qetësia e pazakontë.
Me qindra bare, restorante dhe klube nate qëndrojnë të mbyllur sipas një akti normativ të qeverisë për mos t’i kthyer ato në vatra transmetimi të covid19.
Në një kohë kur qeveria gradualisht është duke zbutur masat e forta shtrënguese,18 Maj është planifikuar si data e hapjes së bareve dhe restoranteve por me orare të kushtëzuar.
“Do të hapen shërbimet baret, restorantet deri në orën 17:30 dhe vetëm në mjediset jashtë lokalit, sipas kushteve strikte të protokollit të Ministrisë së Shëndetësisë. Ndalohet rreptësisht cdo shërbim brenda lokalit”.
Shoqata e Bareve, restoranteve dhe klubeve, e kanë mirpritur këtë vendim të qeverisë. Përmes një deklarate ata thonë se janë ekonomikisht të
gjunjëzuar dhe kanë një kërkesë specifike që lidhet me orarin.
Enri Jahaj përfaqsues i kësaj shoqate thotë se për t’i rikthyer normalitetin këtyre bizneseve duhet edhe një ndihmë e mëtejshme shtesë nga qeveria.
Top Channel