Qyteti është më i bukur dhe ka marrë kuptim sot nga dalja e pothuaj gjithë familjes. Po mbyllim javën e tetë të karantinës dhe siç kanë thënë specialistët nuk kemi të bëjmë me sprint, por me një maratonë. Ndaj na duhet të menaxhojmë fuqitë, që të arrijmë shëndoshë e mirë në vijën e finishit.
Në fillim e morëm lehtë, por tani jemi ndërgjegjësuar. Ne po nuk lëvizëm, na bllokohen këmbët. Më gjatë ta bënte pak orarin. Kam lexuar këtë kohë. Rekomandoj “100 vjet vetmi” të Markezit.
Pasi u kthyen në shtëpi gjyshërit, dolën prej andej prindërit me fëmijët deri 14 vjeç. Sheshi Skënderbej është plot, dhe kjo pamje të ushqen shpresën se do dalim më të fortë nga kjo sfidë.
Jemi mbyllur si në kafaz. Më mungojnë shokët. Ditës sot i vë notën 10.
Top Channel