FOTO/ Një ditë ndryshe… Shëtitjet dhe biçikletat gjallërojnë Durrësin

03/05/2020 12:45

Mesa duket, gjithçka po merr një tjetër rrjedhë. Sot është dita e dytë rresht që të moshuarit dalën në një fashë orare të caktuar.

E pas tyre e kishin radhën prindërit dhe fëmijët e tyre deri në moshën 14-vjeç, të cilët lejohet të shëtisin deri në orën 15:30 të pasdites.

Një pamje si kjo, një ditë me diell nga plazhi i Durrësit, që nuk shihet prej një kohe të gjatë…

Nënat me fëmijët e tyre në karrocë shëtisin pranë bregdetit, disa të tjerë kanë vendosur të marrin pak rreze dielli e disa të tjerë shëtisin me biçikletat e tyre.

Duket sikur gjithçka është kthyer në normalitet dhe virusi është mposhtur!

FOTO GALERI
1/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA