E diela buzë detit/ Durrësit i rikthehen shëtitjet pas javëve të gjata të izolimit, nis dhe plazhi

03/05/2020 20:22

Është e dielë dhe bregdeti i Durrësit është mbushur plot me qytetarë të grupmoshave të ndryshme, veçanërisht prindër me fëmijë deri në 14 vjeç, por masat anti- covid 19 në të shumtën e rasteve nuk janë respektuar. 

”Kanë ditë që janë mbyllur brenda dhe po dalim pak.

Nuk i kemi marrë masat pasi po qëndrojmë veç. Distancohemi dhe nga të tjerët. As te lodrat nuk po shkojmë. Kështu që besoj jemi në rregull.”

– ”Si në karantinë. Arrest shtëpie. Sot kemi dalë.”

– Sa vjeçe je ti?

  1. Jam i kënaqur sepse kam qëndruar shumë ditë brenda dhe dola. U lirova.

– ”Kemi dalë për ajrosje. Nuk kemi marrë asnjë masë.”

– ”Unë e kaloj kohën duke shëtitur dhe njëkohësisht duke lexuar. Koha kalon dhe rrezet e diellit i marr dhe jam shumë i kënaqur.”

– Ndërkohë ka kaluar dhe orari për qëndrimin tuaj jashtë.

–    ”Edhe unë jam drejt shtëpisë për të drekuar.”

– ”Dëshira për të mbajt distancë është shumë e madhe. Po si do e mbajmë? Populli ka dalë. Liridalje plot. Dielli po, klima po, deti po. Të gjitha. Distancën jemi të detyruar ta mbajmë se kemi prindërit tanë dhe të tjerët.”

– Po të tjerët a po i respektojnë rregullat?

–   ”Shumë njerëz janë të pandërgjegjshëm. Nuk e kuptojnë ç’do të thotë koronavirus. Një armik i padukshëm që është ballë për ballë nesh, po nuk e dimë ku është.

E mira është të ruhemi. Të mbajmë distancën dhe mbrojmë familjet tona.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA