Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, ambasada amerikane: Liria e mediave përmirëson situatën politike, ekonomike dhe sociale
03/05/2020 11:02
Ambasada e SHBA në Tiranë ka kujtuar sot Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit duke e vënë theksin në lirinë dhe paanshmërinë e mediave.
Përmes një postimi në twitter, Ambasada shkruan se “dita botërore e Lirisë së Shtypit 2020 përkrah veprime që nxisin gazetarinë e pavarur”.
Postimi
Dita Botërore e Lirisë së Shtypit përkrah veprime që nxisin gazetarinë e pavarur.
Sepse shtypi i lirë dhe i paanshëm ngre pyetje e kërkon përgjigje në emër të shoqërisë.
Media informon dhe ndihmon në përhapjen e ideve, gjë që përmirëson qëndrueshmërinë sociale, politike, ekonomike.
Top Channel