Më shumë se 1.5 milionë raste të koronavirusit janë regjistruar në Evropë, dhe shifra përbën thuajse gjysmën e rasteve totale në glob.
Sipas përllogaritjeve të agjencisë së lajmeve AFP, me të paktën 1506853 infektime dhe 140260 viktima, Evropa është kontinenti më i goditur në glob nga pandemia.
Në të gjithë botën ndërkohë, janë regjistruar 3350224 raste të koronavirusit dhe 238334 viktima. Spanja, me 215216 raste dhe 24824 viktima, Italia me 207428 raste dhe 28236 viktima, Britania me 177,454 raste dhe 27,510 viktima, Franca me 167,346 raste dhe 24,594 viktima dhe Gjermania me 161,703 raste dhe 6,575 viktima, janë pesë vendet evropiane me shifra zyrtare mbi 150 mijë.
Në këtë klasifikim të sajin, AFP është mbështetur tek të dhënat e autoriteteve kombëtare dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Agjencia Franceze e Lajmeve nënvizon se shifrat mund të përbëjnë vetëm një fraksion të numrit të vërtetë të infektimeve pasi shumë vende testojnë vetëm rastet më serioze dhe jo ato pa simptoma apo me simptoma të lehta.
Top Channel