Në një kohë kur pjesa më e madhe e amerikanëve mbështesin vetizolimin që guvernatorët e shteteve kanë aplikuar, presidenti Donald Trump edhe njëherë trazoi ujërat duke mbështetur një grup të vogël njerëzish, të cilët janë kundër masave.
Shtetasit e Miçiganit duan që të lëvizin, bizneset t’i rikthehen normalitetit dhe që ata të mos qëndrojnë mbyllur në shtëpi.
Rreth 60-700 veta në numër, ata morën edhe bekimin presidentit Turmp, i cili duket se ka zgjedhur që t’i mbështesë ndryshe nga shumica e popullatës, që ka një frikë të madhe se çfarë do të ndodhë me ta edhe vendin në këtë moment pandemie, shkruan CNN.
Pandemia po merr më shumë jetë amerikanes, se sa ka marrë lufta e Vietnamit. Ekonomia është goditur e frika është e madhe për sa kohë dot ë duhet që të rikuperohet.
Top Channel