Për të mësuar më shumë rreth modelit britanik të ndihmës që i ofrohet komunitetit shqiptar gjatë kohës së karantinës, gazetari ynë Arben Malaj ka intervistuar juristen britanike, Ezmi Madill.
Madill është një angleze që njihet nga shumë shqiptarë të Londrës për punën e saj ndër vite për të ndihmuar shqiptarët e Britanisë për legalizimin e dokumentave të tyre të qëndrimit, e cila ka ndihmuar në këto muaj të karantinimit dhe përmes rrjetit të vullnetarëve britanik.
Korrespondenti ynë në Londër, Arben Manaj, bisedoi me zonjën Madill dhe fillimisht ajo tregon se si ra në kontakt me komunitetin shqiptar në Londër.
Ezmi Madill: Unë punoja në atë kohë si grumbulluese fondesh dhe dikush më prezantoj me drejtuesit e shoqatës shqiptare “Shpresa Programme”. Unë u takova me menaxheren e kësaj organizate, Luljeta Nuzi, dhe më la përshtypje shumë të madhe dhe i ofrova të punoja me të për ti siguruar disa financime. Kanë kaluar shumë vite qe prej atëherë, që ne fillim te punës se kësaj organizate.
Malaj: Ezmi, mund të jesh me specifike se çfarë jeni duke bërë konkretisht për të ndihmuar komunitetin shqiptarë ne Londër gjatë karantinimit?
Ezmi Madill: Unë kam qenë e përfshirë ne grumbullimin e fondeve për te ndihmuar shoqatën shqiptare “ShpresaProgramme” ne Londër, ne dhënien e shërbimeve, por edhe ne fushatën për rekrutimin e vullnetarëve qe do te punonin dhe ndihmonin këta te rinj shqiptar te pashoqëruar, duke i telefonuar ata çdo ditë. Është shumë e vështirë ne kushtet e karantinimit te jetosh larg dhe pa familjen tënde pranë. E nëse je vetëm pa dikë, ne nja dhoma duke parë katër muret, mund te jetë një gjendje shumë e vështirë. Kështu qe, ne kemi rekrutuar vullnetarë, për ti telefonuar këta te rinj një herë ne ditë, për te pare si janë me shëndet, si ndihen, te sigurohen qe kanë ushqime te mjaftueshme, e nëse janë te sëmurë te kontaktonin mjekët ne emër te tyre. Dhe ka qenë një nder i vërtet te punonim me një shoqate si “Shpresa Programme”, pasi ato janë vërtet nje dritë shprese dhe janë një organizate model ne Britani dhe kam pas kënaqësi te bashkëpunoj me ta gjatë periudhës se karantinimit.
Manaj: Ezmi Madill, ju përmendët vullnetarët, nga janë ata, janë angleze, shqiptar apo nga komunitete të ndryshme?
Esmi Madill: Ne kemi pasur vullnetarë edhe nga komuniteti shqiptar, dhe unë kam pas detyrën për rekrutimin e vullnetarëve në radhët e anglezëve. Fillimisht kontaktova miqtë e mi, juristë, akademikë, punonjës social, punonjës qe merren me të rinjtë, mësues, por te gjithë qe kanë dal vullnetarë kane pasur një eksperiencë kaq te bukur dhe janë kaq te impresionuar nga ngrohtësia e komunitetit shqiptar, te cilët nga ana e tyre rekrutuan edhe ata miqtë e shokët e tyre. E filluam me 15-20 veta e aktualisht jemi mi 50 vullnetarë, ata kane tre detyra kryesore. Disa telefonojnë çdo ditë te rinjt e pashoqëruar, te rinj nën moshë qe janë pa prindërit e tyre ne Britani, disa telefonojnë familjet shqiptare e u lexojnë histori dhe përralla në anglisht fëmijëve te vegjël ne shkollën fillore, pasi ata janë nëpër shtëpi me prindërit e tyre gjithë ditën dhe nuk është se mund te bëjnë shume aktivitetet, dhe ekziston mundësia qe mund te humbasin edhe anglishten, nëse nuk flasin anglisht disa herë ne ditë.
Top Channel