Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën 25/01 19:22
Boris Johnson dhe Carrie Symonds ndanë foton e parë të djalit të tyre të vogël, Wilfred Lawrie Nicholas.
Djali është quajtur Wilfred Lawrie Nicholas Johnson, pasi: Wilfred është emri nga gjyshi i babait të fëmijës, i dyti Lawrie është nga gjyshërit e nënës, ndërsa Nicholas është emri në nder të dy doktorëve Nick Price e Nick Hart, që kuruan kryeministrin nga sëmundja e koronavirusit.
Kryeministri anglez vetëm para pak ditësh doli nga spitali pas kurimit nga Covid-19 dhe kishte shprehur falenderime të mëdha për mjekët që e kuruan.
Edhe bashkëshortja e tij resultoi pozitive me sëmundjen por e kaloi në kushte shtëpie.
Top Channel