“Terroristi” mbetet në burg/ 24 vjeçari nga Taxhikistani dyshohet se do të kryente sulme në Gjermani

02/05/2020 19:31

Me maskë në fytyrë si një nga masat e marra për te parandaluar përhapjen e virusit,  i dyshuari si pjesëmarrës në organizatë terroriste, Komron Zukhurov doli para gjykatës.

Veç deklarimit të gjeneraliteteve, 24 vjecari nga Taxhikistani nuk tha asgjë tjetër. Por për të para gjyqtarit foli avokati i tij Asllan Dogjani.

Teksa prokurori insistoi se Zukhurov u prangos në përmbyllje të një aksioni të antiterrorit avokati insistoi se dalja para drejtësisë e të të kërkuarit nga autoritetet gjermane u bë e mundur nga dorëzimi i tij vullnetar

Por prokurori përmendi se Komron Zukurov hyri në Shqipëri në datën 17 shkurt dhe katër ditë më vonë ai u shpall në kërkim nga interpolit.

Gjykata federale në Karlsruhe e dyshon të riun së bashku me pesë të tjerë si krijues të një celule që do kryente xhihad nën emër të ISIS  dhe se do kryenin sulme me armë kundër jo besimtarëve

Tashme Zukhurov do të qëndrojë nën arrest deri sa të nisin procedurat e ekstradimit dhe dorëzimit të 24 vjeçarit në Gjermani

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA