Kjo e shtunë u përkiste sërish të moshuarve të cilët kanë dalë në rrugët e gjithë Shqipërisë nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 10. Kemi qenë kurioz t’i pyesim se cili është momenti që u mungon më shumë nga rutina e përditshme përpara karantinës dhe përgjigjet kanë qenë të ndryshme.
“Shoqëria miqësia për të gjitha me ka marrë malli. Sot për herë të parë kam dalë sa më ngjethet mishi. Ja dhe motra kemi lënë takim dhe nuk do takohemi vetëm për së largu.” tha një i moshuar.
“Për shëtitje, tani më pëlqejnë shumë këto ditët shumë mirë.” tha një tjetër.
“Janë dhe disa probleme me pensionistët. Unë për shembull jam me një këmbë diabetike. Jam i detyruar të dal përditë, nuk mundem njëherë në javë sepse o do pres këmbën o do marr koronën.” tha një pensionist.
Ndoshta për shkak të motit numri i të moshuarve të cilët vendosen të venin një shëtitje këtë mëngjes ishte më i ulët në krahasim me herën e kaluar, megjithatë vlen për tu përmendur që të gjithë u treguan të kujdesshëm duke marrë masat e nevojshme por mbi të gjitha duke vendosur te qëndronin me një metër distancë edhe nga njëri tjetri.
Top Channel