Nismë globale e BE-së! Kërkime mbi vaksinën e Covid-19

02/05/2020 13:02

Bota kundër Covid-19, me iniciativë të komisionit të BE-së, Italia, Franca, Gjermania dhe Norvegjia, bashkë me Këshillin Evropian, kanë prezantuar një plan bashkëpunimi global për kërkimet mbi një vaksinë kundër Covid-19.

Iniciativa e cilësuar nga mediat si ekskluzive për Italinë dhe do të kulmojë më 4 maj, në një konferencë donatorësh që synon të mbledhë të paktën 7.5 miliardë euro. Teksti është nënshkruar nga kryeministri italian Giuseppe Conte, presidenti francez, kancelarja gjermane, presidenti i Këshillit Evropian Carls Michel dhe kryeministrja norvegjeze Ern Solberg si edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Ky është detyrimi i gjeneratës sonë”, thuhet në letër, “e dimë se mund t’ia dalim mbanë: të mbështesim së bashku shkencën dhe solidaritetin sot, të hedhim bazat për një unitet më të madh nesër. Luhet shumë në këtë lojë, për të gjithë. Askush nuk është imun. Askush nuk do ta mundë virusin i vetëm dhe askush nuk do të jetë i sigurt deri sa të jemi të gjithë të tillë, në cdo vend. Duhet të bashkojmë mendjet më brilante dhe të përgatuitura në botë për të gjetur vaksinat dhe terapitë e nevojshme për të rikthyer shëndetin në planet”.

Më 4 maj, në konferencën e donatorëve të paralajmëruar, synohet të mblidhet një shumë fillestare prej 7.5 miliardë eurosh, për të sheshuar kështu mungesën e financimeve në këtë drejtim. Cdo euro e mbledhur, sigurojnë liderët e BE-së, do të shfrytëzohet përmes organizatave shëndetësore botërore. Terapitë dhe vaksinat do të ndihmojnë botën të kapërcejë pandeminë. Nëse do të mund tia dalim të prodhojmë një vaksinë nga bota për botën, ajo do të jetë një e mirë publike globale. Bashkë me partnerët tanë do ta bëjmë atë të disponueshme dhe të aksesueshme për të gjithë – thuhet në letrën e liderëve evropianë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA