Në Britaninë e Madhe i tremben një vale të dytë të COVID-19, mund të vij në…

02/05/2020 16:26

Në Britaninë e Madhe janë të shqetësuar se ishulli do të përfshihet nga një valë e dytë, edhe më e rrezikshme e virusit COVID-19.

Mjeku britanik, Chris Whitty, paralajmëron se gjatë stinës së dimrit, do të ketë një tjetër shpërthim të koronavirusit.

Profesori dhe mjeku Whitty thotë se vendet që kanë ndërmarrë masat e lehtësimit duhet të bëjnë shumë kujdes, pasi pandemia duhet mbajtur në kontroll edhe për muajt në vazhdim dhe nuk duhet menduar vetëm për tani.

Ai kundërshton kryeministrin Boris Johnson, i cili dje deklaroi se Britania e kishte kaluar kulmin e virusit. Përmes një videoje në internet ai thotë se niveli i riprodhimit të virusit- që njihet si R, duhet të mbahet poshtë njëshit, që do të thotë se çdo i infektuar nuk duhet që të infektojë mesatarisht më shumë se një person tjetër. Në të kundërt ai parashikon rëndim të situatës:

‘Duhet të sigurohemi që R-ja të mos shkojë më lart se një, në të kundërt do goditemi shumë me keq me një valë të dytë. Covid-189 na ka shtruar një rrugë shumë të gjatë dhe zhdukja teknikisht duket e pamundur’, thotë profesor Whitty.

Mjeku shton se ka shumë të panjohura për këtë virus, përfshirë edhe çështjen nëse është sezonal apo jo.

“Ne nuk e dimë akoma, është shumë herët. Mund të ketë ndonjë element sezonal për këtë virus që ne nuk e dimë ende. Nëse po, siç ndodh me shumicën e viruseve që prek frymëmarrjen, ka gjasë të transmetohet, dhe kjo me gjasë do ndodhë prapë në dimër! Dimri është më keq se vera, pranvera dhe vjeshta sa i përket viruseve dhe ne duhet të mendojmë për këtë se dimri nuk është larg. Nëse ruajmë masat e distancimit social, ka të ngjarë të shohim efekte pozitive edhe në dimër, mund të kemi më pak raste edhe gripi dhe viruse të tjera të transmetueshme”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA