Mbi 65 mijë viktima! Rritet bilanci në SHBA, më shumë se 1.1 milionë të infektuar

02/05/2020 08:35

Bilanci i viktimave nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 65,776.

SHBA vazhdon të mbetet epiqendra e pandemisë me më së shumti të prekur dhe viktima në botë. Numri i të diagnostikuarve me COVID-19 në SHBA ka shkuar në 1,131,492, sipas uebfaqes “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Sa i përket numrit të rasteve, SHBA ndiqet nga Spanja me 242,988 të infektuar, Italia me 207,428 dhe Britania me 177,454.

Shteti më i prekur nga virusi në SHBA është New Yorku, më pas New Jersey  dhe pastaj Massachusetts.

Në SHBA, vend me rreth 330 milionë banorë, deri më tani janë kryer rreth 6,4 milionë teste për COVID-19, ndërsa 161,563 të infektuar janë shëruar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA