Maska për 50 cent dhe teste serologjike, masat e marra nga Italia për daljen nga izolimi

02/05/2020 21:00

Italia nis këtë të hënë, 4 maj, fazën e dytë të hapjes, ndërsa vendi duket se ka marrë masa për pajisjen e qytetarëve me maska. Komisioneri i urgjencës në Itali, Domenico Arcuri e konsideroi procesin e hapjes “edhe më të vështirë”. Sipas tij, tani qytetarëve do iu kërkohet një “përgjegjësi shtesë”.

Ai njoftoi se në 50 mijë pika shitje, italianët do të mund të gjejnë maska me  çmimin 50 cent, ndërsa po nga e hëna do të fillojnë edhe 150,000 teste serologjike.

Faza 2 fillon të hënën. Duhet të jemi të vetëdijshëm se fillon një sfidë edhe më e vështirë. Liria relative që secili prej nesh po fiton duhet të qeveriset në funksion të shëndetit të të gjithë neve. Do të duhet të imagjinojmë një shkëmbim të arsyeshëm midis lirisë relative dhe shëndetit. Deri më tani kemi bërë të gjithë shumë sakrifica, dhe duhet të jemi mirënjohës për të gjithë italianët. Nga e hëna u kërkojmë atyre një përgjegjësisë shtesë. Fillon gjysma e dytë e një loje që nuk e dimë se sa do të zgjasë dhe si do të përfundojë“, tha Domenico Arcuri.

Maska me 50 cent në 50 mijë pika të shitjes

Nga e hëna, 4 maj italianët do të gjejnë maska ​​kirurgjike me 0.50 euro, pa TVSH, në 50 mijë pika shitje, një për çdo 1.200 banorë. Nga mesi i muajit ata do të bëhen 100 mijë, një për çdo 600 banorë. 165.5 milion maska janë shpërndarë deri më tani në Rajone, 26.7 milion vetëm në javën e fundi. Në 10 ditë prodhimi i maskave do të fillojë në Itali dhe në mes të qershorit makineritë tona do të prodhojnë 4 milion maska në ditë, në mesin e korrikut, 25 milion nga mesi i gushtit e tutje 35 milion“, tha zyrtari i Urgjencës, Arcuri.

Qeveria dhe Parlamenti vendosin sanksione për çmimet e maskave

“Unë besoj se qeveria dhe parlamenti gjithashtu do të përcaktojnë sanksionet për ata që nuk i shesin maskat me çmimin e caktuar“, tha komisioneri i urgjencës, Domenico Arcuri

Nga e hëna 150,000 teste serologjike për italianët

Nga e hëna në shumë laboratorë, të ndarë sipas rajonit dhe të përzgjedhur nga ministria, do të arrijnë testet serologjike. Kjo do të fillojë studimin e mostrës, në të cilin do të kalojnë 150,000 italianët e parë të përcaktuar nga Istat dhe Inail”. Ne gjithashtu kemi blerë 5 milion teste të tjera, të cilët do t’i shtohen 3.5 milion testeve të dërguara në rajone“, përfundoi Arcuri./Shqip/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA