Këtë fundjavë rregullat e karantinës kanë ndryshuar. Ndryshe nga e shtuna e kaluar, kësaj here farmacitë dhe dyqanet ushqimore kanë qenë të hapura deri në orën 17:30.
Që në ditët e para kur më vendin tonë shpërtheu pandemia Covid 19, jemi mësuar të shohim radhë të gjata në markete. Duke mos respektuar distancimin fizik qytetarët më shumë se koronavirusit duket se i trembeshin idesë se mund mbeteshin pa ushqim.
Po sot ishte situata në dyert e marketeve?
Në orët e para të mëngjesit të moshuarit i janë drejtuar farmacive për të marrë medikametet për të cilat kanë nevojë.
Edhe pse Ministria e Shëndetësisë kërkon nga qytetarët respektimin e mbajtjes së distancës dhe përdorimin e vazhdueshëm të maska dhe doreza,qytetarët bëjën të kundërt e kësaj.
Reshjet e shiut bënë që qytetarët t’i ktheheshin përsëri karantinës.
Top Channel