Ditëlindja e princeshës Sharlot, mbush pesë vjeç

02/05/2020 15:38

Foto të reja janë publikuar për të shënuar ditëlindjen e pestë të princeshës Sharlot dhe në to, ajo shfaqet duke shpërndarë pako me ushqime të bëra në shtëpi për personat në nevojë, gjatë krizës së koronavirusit.

Ajo ka ndihmuar familjen që ti çojë ushqime të moshuarve dhe të varfërve në Norfolk. Në një foto, ajo shihet teksa troket në derën e një shtëpie dhe në dorë ka një qese me makarona të freskëta, të bëra në shtëpi. Fotot janë bërë në prill nga nëna e saj, dukesha e Kembrixhit, e apasionuar pas fotografisë.

Princesha e vogël i është bashkuar kështu prindërve, dukës së Kembrixhit dhe dukeshës, si edhe vëllezërve, princit Xhorxh dhe Kuis, për të shpërndarë ushqimet, me gjasë në zonat pranë shtëpisë së familjes në Anmer Hall, në pronën e mbretëreshës në Sandringham.

Gjatë pesë javëve të shkuara, stafi i mbretëreshës në Sandringham, ka përgatitur dhe shpërndarë ushqime për pensionistët dhe njerëzit në nevojë që jetojnë në zonën përreth.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA