Në emisionin “Shqipëria Live” ishte i ftuar eksperti i sigurisë së informacionit Besmir Semanaj.
Në studio u fol mbi teknologjinë 5G dhe risqet pozitive apo negative që mund të sjellë ajo. Semanaj, tha se “Starlink” është një projekt nga kompania SpaceX dhe deri tashmë ka dërguar 60 satelitë, që operojnë në orbitën e ulët të Tokës. Semanaj u shpreh se projekti përmban lëshimin e 400 satelitëve të tjerë, të cilët do të ofrojnë përmirësimin e cilësisë së internetit. Kjo bëhet pasi të gjithë njerëzit në botë, të kenë qasje në internet. Pra edhe ato vende që janë ende jo shumë të zhvilluara, si disa vende në Afrikë, të kenë akses në internet. Semanaj, u shpreh se disa profesorë me gradë shkencore në vendin tonë, janë duke dhënë lajme të rreme përsa i përket shërbimit 5G.
Këta profesorë, sipas Semanajt, pretendojnë se frekuencat e kësaj teknologjie janë 100 Giga Hertz. Ndërsa Semanaj, këtë gjë e quan si jo të vërtetë dhe thotë se frekuenat do të jenë pak më të larta se rrjeti 4G. Ndërsa përsa i përket pyetjes që të gjithë kemi ngritur: “A janë të dëmshme në shëndetin e njeriut këto frekuenca”, Semanaj thotë se jo, dhe se deri më tani janë publikuar studime të cilat sqarojnë se frekuencat deri në 300 Giga Hertz, nuk janë të dëmshme për natyrën dhe njeriun.
“Starlink është një projekt, bëhet fjalë prej 460 satelitë, që do të jenë në orbitën e ulët të Tokës, aktualisht janë 60. Kemi me dhjetëra satelitë që ofrojnë cilësinë e internetit. Ndryshimi nga satelitet e tjera, kjo është më pranë orbitës së ulës së tokës, dhe do të shtohet shpejtësia e internetit. Qasja në internet sot është e lehtë, por ka edhe shumë zona që nuk mbulohen nga interneti. Kjo do të ulë koston. Kjo do të mundësojë që edhe shtetet e pa zhvilluara të kenë qasje në internet, si vendet afrikane. 5G nuk ka asnjë diferencë nga 4G, por thjesht ka frekuenca më të larta. 99% e lajmeve që po dalin konsiderohen si fake neës. Secili nga këto satelitë ka një sistem autonom, pra funksionon duke pasur distancën me satelitët e tjerë. Në skenarin më të keq, nëse sateliti del nga orbita dhe sistemi nuk punon, këto satelitë vetëshpërthehen. Universiteti i Grazit në Austri po bën implementimin e 5 g në kampus. Ata kanë një qasje pozitive dhe s’janë të shqetësuar për këtë gjë. Shumë profesorë me tituj në vendin tonë, po japin disa të dhëna që janë gabime dhe fake news. Ata thonë se frekuencat rrjeti 5G do të ketë frekuenca deri në 100 Giga Hertz, kurse e vërteta është se ato kanë frekuenca pak më të larta se rrjeti 4G. Kemi një studim për frekuencat, i cili ka përcaktuar se cilat janë brezat e sigurt. Brezat deri tek 300 Giga Hertz, nuk janë të dëshme për natyrën dhe njeriun”, tha Semanaj.
Top Channel