Napoli pritet të rikthehet në stërvitje ditën e hënë. Drejtuesit napolitanët mund të rikthejnë skuadrën në impiantit e tij stërvitor. Stërvitja e ekipit do të nisë nga kampi në Campania.

Campania është një prej rajoneve më pak të prekura nga COVID-19 me vetëm 354 vdekje. Kryetari i Campanias, Vincenzo De Luca, është shprehur se është i lumtur që ekipi i trajnerit Gennaro Gattuso do të rinisë stërvitjen.

“Kam folur me presidentin e Napolit dhe do të rikthehet në stërvitje. Propozimi i tij më duket i arsyeshëm dhe jam dakord në kushte të tilla”, – tha kryetari i Campanias.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA