Kryeministri rus Mikhail Mishustin preket nga koronavirusi, vendi kalon 100,000 raste

01/05/2020 17:35

Kryeminsitri rus Mikhail Mishustin i ka thënë presidentit Vladimir Putin se është diagnostikuar në koronavirus, teksa sëmundja është përhapur tashmë në çdo rajon të vendit.

Zhvillimi vjen në një kohë kur numri i të prekurve në Rusi i ka kaluar 100,000.

Duke folur në një takim televiziv, Mishustin sugjeroi se zv. kryeministri Andrey Belousov duhet të shërbejë në mungesë të tij.

Putin mbështeti propozimin ndërsa sot u konfirmua se virusi ishte përhapur në të 58 rajonet.

Rusia është vendi me territorin më të madh në botë dhe është vendosur në bllokadë që prej fundit të marsit. Masat pritej të skadonin sot por ende nuk është dhënë njofitmi për më tej.

Më herët Putin ka thënë se dëshiron të zgjasë bllokadën dhe për dy javë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA