Kosovë/ Pacienti ndërron jetë sapo dërgohet në spital, dyshohet se ishte prekur me Covid-19

01/05/2020 18:46

Një pacient i cili sot rreth orës 16:00 sapo mbërriti në Klinikën Infektive në Prishtinë, ka vdekur vetëm gjysmë ore më vonë.

Infektologu Nderim Hasani ka bërë të ditur se pacienti 83 vjeç ishte nga Mitrovica.

Sipas Hasanit, të ndjerit i janë dërguar mostrat për testim për COVID-19 për të parë nëse ishte i prekur nga koronavirusi.

Në mesin e 5 rasteve, të cilat Klinika Infektive i ka pranuar në orët e pasdites, e që pritet të testohen, është edhe një shtatzënë nga Mitrovica, por e cila është në gjendje të mirë shëndetësore, ka njoftuar Hasani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA