Në muajin maj , drejtuesve të universiteteve publike u skadon mandati. Ndaj ministria e arsimit përcaktoi para pandemisë datën e zgjedhjeve më 8 maj, ndërsa fillimin e fushatës 30 ditë më parë pra në 9 prill. Por për shkak të mbylljes së institucioneve të arsimit të larte, zgjedhjet u pezulluan.
Ministria e arsimit nxori një urdhër të dytë për zëvendësimin e datës së zgjedhjeve ne 12 qershor, e fillimin e fushatës me 11 maj.
Por komisioni institucional i zgjedhjeve në universitetin i Tiranës ka marr vendimin të shpall hapjen e regjistrimit të kandidatëve për rektor e anëtar senati. Aplikimet për garë kanë nisur nga 4 prilli dhe përfundojë me 8 maj. Pavarësisht se në universitet nuk ka asnjë student.
Nga ana tjetër vetë rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr koni në një deklaratë për shtyp e konsideron veprimin e personelit akademik të paprecedentë dhe në shkelje të ligjit të arsimit të lartë dhe siguron studentët se shumë shpejt do të zhvillohen të ndershme.
Top Channel