3 mësues në një shtëpi/ Burrë e grua dhe vajza e tyre kanë kthyer dhomat në klasa ku zhvillojnë mësimin online

01/05/2020 22:28

Shtëpia në familjen Kullafi të ngjan si një shkollë, plot me libra. Dhomat janë kthyer si në klasa, pasi këtu jetojnë 3 mësues. Nga 40 vite në arsim, 30 prej tyre Çaushi i ka kaluar bashkë me bashkëshorten, Zylfijen. Të dy në arsimin fillor.

“E kam shume problem neese nuk punoj në të njëjtin vend me profesor Çaushin”.  “Unë nuk e di pse thonë që s’duhet të jesh në te njëjtin vend pune me bashkëshorten”.

Ndërsa vajza e tyre, Majlinda që eci në të njëjtën rrugë me prindërit krahas dhuntisë, është mësuese anglishteje në klasat e teta dhe të nënta. Prej 8 javësh ata qëndrojnë së bashku duke vijuar procesin mësimor në kushtet e shtëpisë. Për çiftin Kullafi mësimi nëpërmjet platformave dixhitale ishte një sfidë.

“Unë në fillim nuk u ndjeva komod …Më falni se më vijnë njoftimet e nxënësve se jam në mësim tani”.

“Ishte e vështirë. Me thënë të drejtën unë telefonin se kam pasur shumë qejf por na orientoi vajza”.

“Të jesh mësues me nxënës që nuk i njeh është shumë e lehtë, por të jesh mësues për njerëzit e tu është shumë e vështirë . Te duhet durimi, por mund të them që prindërit i përvetësuan shumë shpejt aplikacionet që ne kemi përdorur”.

Ndërsa mësimi online për vetë Majlindën nuk ishte risi.

“Unë e prita shumë mire, me optimizëm se vetë mosha duke qenë se jemi të njohur me aplikacionet e platforma të ndryshme elektronike. E mendoja se do te ishte një eksperiencë e re për fëmijët”.

Por kjo metodë mësimdhënie, sipas çiftit të mësuesve, ka si anë pozitive aq dhe jo të tilla.

Prindi tani është non stop me fëmijën te ora e mësimit. Njësoj sikur te ishte prindi në klasë do te thotë që prindi është ndihmesa kryesore në mësim. Kjo ishte e veçanta e kësaj.

Si foto e si zë unë i kam përpara këtij ekrani të vogël që është telefoni por do doja ti shikoja përballë”.

Viti shkollor që do te mbyllet online ka krijuar mall te familja e mësuesve për tu rikthyer në shkollë. Megjithatë, dashuria e nxënësve nuk ju mungon. Edhe pse virtualisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA