Qeveria e Tunizisë është detyruar të mohojë se ka njohur martesat e të njëjtit seks, pasi një organizatë vendase LGBTQ nisi festimet për “arritjen e diçkaje të tillë për herë të parë në një vend arab”.
Ministri tunizian Lotfi Zitoun mohoi publikisht bashkimet e të njëjtit seks, pasi pasi grupi vandas për të drejtat gay ‘Shams’ doli në faqet e para të gazetave duke festuar martesën e dy burrave.
Ministria tuniziane përsëriti se martesat e të njëjtit seks janë kundër ligjit, duke cituar statute që prej kohës koloniale franceze.
Por kreu i organizatës Shams, Mounir Baatour tha në mediat sociale: “Megjithse homoseksualiteti ende dënohet me burg në Tunizi dhe disa njerëz janë në burg për këtë, një martese ‘gay’ sapo është përfshirë në çertifikatën e një tuniziani”.
Ai i referohej faktit se një kontratë martesë ishte nënshkruar mes një burri francez dhe një tjetri tunizian, duke pretenduar se ishte njohur zyrtarisht.
Por ministri Zitoun hodhi poshtë pretendimet: “Nëse kjo është e vërtetë ata duhet të dinë se është kundër ligjit. Ligji francez nuk lejon martesat e të njëjtit seks as në territoret e Maghreb. Ishte një gabim i bashkisë së Tunis dhe është korrigjuar”.
Organizata LGBTQ, Shams është njohur zyrtarisht në vend muajin që shkoi, megjithë kundërshtimet publike.
Top Channel