Serbia regjistron pesë viktima dhe 227 raste të reja me koronavirus
30/04/2020 05:48
Republikës së Serbisë, gjatë 24 orëve të fundit i janë shtuar edhe pesë viktima nga koronavirusi i ri.
Numri i përgjithshëm i të vdekurve në këtë vend ka arritur në 173, njoftoi Shtabi i Krizës i formuar nga qeveria serbe, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Viktimat e reja janë dy gra dhe tre burra.
Të mëkurën janë regjistruar edhe 227 raste me koronavirusin e ri, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuuarve në 8,724. Në 24 orët e fundit janë testuar 5,579 persona. Në Serbi shkalla e vdekjeve nga koronavirusit aktualisht është 1.98 për qind e pacientëve, tha Darija Kisiq Tepavçeviq, zëvendësdrejtore e Institutit të Shëndetit Publik./REL
Top Channel