Qeveria e re e Kosovës/ LDK firmos me AAK dhe Listën Serbe, negociata me partitë e tjera

30/04/2020 00:54

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa iu përgjigj letrës së dytë të presidentit Hashim Thaçi, lidhur me pëpjekjet për formimin e shumicës parlamentare dhe krijimin e qeverisë së re.

Mustafa e njoftoi presidentin për angazhimet dhe takimet intensive të LDK-së, për të krijuar shumicën parlamentare, si dhe e ka siguruar Thaçin se shpejt do të krijoje shumicën parlamentare dhe propozojë kandidatin për kryeministër të Kosovës.

Me herët, u raportua se Lidhja Demokratike e Kosovës arriti marrëveshjen me partinë e Ramush Haradinajt dhe Listën Serbe për qeverinë e re, ndërsa negociatat vijojnë me partitë e tjera jo serbe, Nismën dhe AKR-në e Behgjet Pacollit për vendet që do të kenë në kabinetin qeveritar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA