Pochettino zbulon ëndrrën: Nuk dua të vdes pa u rikthyer edhe një herë

30/04/2020 10:18

Nëntorin e kaluar u shkarkuar nga drejtuesit e Tottenham për rezultate të dobëta dhe u zëvendësua nga një emër i madh si Jose Mourinho, por Maurizio Pochettino duket se vijon të men dojë ende për klubin londinez, ku kaloi 5 vite të bukura të karrierës së tij.

Në një intervistë të dhënë për mediat angleze gjatë ditëve të izolimit, tekniku argjentinas deklaroi se ëndërron vazhdimisht rikthimin te Tottenhami dhe krijimin e një skuadre të denjë për të fituar titullin kampion, si një mënyrë për të falënderuar fansat për mbështetjen.

“Që nga dita kur u largova nga Tottenham ëndrra ime e vetme është të kthehem sërish një ditë dhe të mbaroj punët e pambaruara. Para se të vdes dua të ulem edhe njëherë në stolin e Tottenhamit dhe të fitoj titullin me këtë ekip, pasi kështu do të mund të falënderoja edhe fansat për mbështetjen që më kanë dhënë”, deklaroi Pochettino.

Tekniku argjentinas vijon të mbetet i papunë, por klube të shumta kanë nisur kontaktet për t’i ofruar një pankinë, me Newcastlen në krye, nëse klubi do të kalojë në pronësi të grupit arab, por edhe me Paris Saint Germain, që vijon të bëjë sondazhe.

“Jam duke shijuar pushimet, pasi kisha kohë që nuk isha kaq i qetë. Kam pasur kontakte të ndryshme dhe po vlerësoj mundësitë me menaxherët e mi, për të zgjedhur projektin më të mirë dhe për të provuar të lë gjurmë atje ku të shkoj”, tha argjentinasi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA