Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira të cilat do të sjellin reshje lokale në të gjithë territorin. Gjatë pasdites do kemi një mot të kthjellët i cili do të vazhojë edhe ditën e premte.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 05ºC në 14ºC, në zonat e ulëta nga 10ºC në 21ºC dhe në zonat bregdetare nga 14°C në 22ºC.

Era do të fryejë në drejtim Perëndimor-Jugperëndimor, ndrësa forca e valëzimit në det 3 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët i shoqëruar me vranësira të cilat do të sjellin reshje në të gjithë territorin. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 05ºC deri në 18ºC dhe në zonat e ulëta nga 10ºC në 21ºC.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit në qytetet kryesore të Shqipërisë dhe botës:

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA