OBSH: Po studiojmë lidhjen mes një sëmundje të rrallë inflamatore dhe Covid-19 te fëmijët

30/04/2020 13:39

Zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetit po hetojnë një gjendje të rrallë inflamatore të quajtur sëmundja Kawasaki, që është shfaqur si një ndërlikim i mundshëm i infeksionit koronavirus te fëmijët e vegjël, u tha gjatë një konference për media të enjten.

Teksa ka patur raporte të rralla të rasteve në Londër dhe pjesë të tjera të Evropës, “vetëm gjysma e këtyre fëmijëve testuan pozitivisht me koronavirus”, tha Adam Finn, profesor i pediatrisë në Universitetin e Bristol-it dhe kryetar i Grupit Evropian të Këshillimit Teknik të OBSH-së në Evropë.

“Ky mund të jetë një ndërlikim i vonë i infeksionit,” tha Fin, “por e gjithë kjo është spekulim në këtë pikë. Madhësia dhe natyra e saktë e këtij problemi është vetëm fillimi i shfaqjes.”

“Ne po shohim së bashku me rrjetin tonë klinik dhe pediatërit në rajonin evropian dhe në Amerikë për lidhjen e mundshme ose një lloj shoqërimi midis këtij lloji të sindromës inflamatore dhe Covid-19”, tha Dr. Dorit Nitzan, koordinator i urgjencave shëndetësore për Rajonin Evropian të OBSH-së të enjten.

“Ne do të dalim me rezultatet dhe lajmet e reja sapo t’i kemi ato”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA