Pas fjalës së ish-ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili bëri thirrje në Kuvend që të mos votohet kontrata koncesionare për një port MBM në Porto- Romano të Durrësit reagoi kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Balla tha se fjala e Bushatit iu duk si fjala e Grida Dumës, që thotë se “i shoh gjërat mirë nga jashtë, por s’me duken mirë nga brenda”.
“Nuk besoj që kolegu im të ketë votuar kundër. Unë nuk kam qenë ndonjëherë anëtar i qeverisë, por vetëm deputet. Fjala e kolegut m’u duk si fjala e Grida Dumës: I shoh gjërat mirë nga jashtë, por s’më duken mirë nga brenda.
Kur vjen këtu, ne duhet të japim shembullin. Kjo historia e diskutimeve patetike thjesht për të kapur lajmin e ditës nuk i bën nder askujt. Kontrata koncesionare në Porto Romano është një domosdoshmëri për të çliruar në të ardhmen Portin e Durrësit nga ndotjet. Historia që mu në qendër të Durrësit shkarkohen plehra nuk duhet të vazhdojë”, tha Balla.
Top Channel