Policia Kufitare Kapshticë ka goditur një rast të kontrabandës mallrash, ku gjatë kontrollit të ushtruar të mjetit tip kamion në kabinë, konstatuan një kuti me lloje të ndryshme medikamentesh farmaceutike të dyshuara si kontrabandë, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu policia e Korçës ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e një shtetasi, pas kontrollit të kryer në makinën e një 22-vjeçari janë gjendur 4 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.
Korçë
Vijon puna nga strukturat e Policisë për goditjen e paligjshmërisë.
Goditet nga Policia Kufitare një rast i kontrabandës me mallra të licencuara dhe nga Seksioni për Narkotikët, goditet një rast i prodhimit e shitjes së drogave të forta.
Arrestohen në flagrancë dy shtetas.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, të mjetit tip kamion me drejtues shtetasin V. S., në kabinë, konstatuan një kuti me lloje të ndryshme medikamentesh farmaceutike të dyshuara si kontrabandë, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Veprimet procedurale u kryen nga specialistët për hetimin e krimit ekonomik-financiar në DVP Korçë, të cilët bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V. S., 30 vjeç, banues në Korçë.
———–
Specialistët për hetimin e narkotikëve në DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. Sh., 22 vjeç, banues në fshatin Voskop, Korçë, pasi në lagjen nr 10, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij tip “BMW”, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.
Top Channel