Izraeli tentoi të bombardojë Algjerinë por MiG-25 dhe forcat e përgatitura ajrore e parandaluan

30/04/2020 17:01

Në vitet 1980-të ushtria e Izraelit kishte arritur majën e fuqisë së së saj, ndërsa blloku arab ishte dobësuar nga afrimi i Egjiptit me Perëndimin.

Izraeli si atëherë edhe sot, ishte një nga tre-katër vendet e vetme në botë që merrnin prodhimet e fundit të kompanive amerikane të armatimit, siç ishte asokohe gjuajtësi elitar F-15 Eagle apo armatime të tjera.

Në këtë kohë Organizata për Çlirimin e Palestinës kishte zhvendosur selinë e saj në Afrikën e Veriut me qëllim shmangien e pengesave të Izraelit në aktivitetin e saj.

Ajo po tentonte të organizonte një kongres në 1988, por u paralajmërua nga Izraeli se do të sulmohej kudo që ta bënte.

OÇP zgjodhi Algjerinë për të mbajtur kongresin e saj, që ishte një nga shtetet arabe me forcat ajrore më të përgatitura.

Për këtë autoritetet algjeriane ngritën një zonë ndalim fluturimi me rreze 20 km nga hoteli i konferencës, të mbrojtur nga sistemet anti-ajrore 2K12 KuB dhe katër gjuajtës që patrullonin zonën ulët; 2 prej tyre ishin MiG-21 dhe dy interceptues të lartësive më të mëdha MiG-25. Të tjerë MiG-25 ishin në gatishmëri në bazat ajrore.

MiG-25 ishte avioni rus më i aftë që lejohej të eksportohej asokohe, më i rëndë se F-15 amerikan dhe me sensorë më të fuqishëm. Algjeria ishte atëherë blerësja më e madhe MiG-25 në botë.

Më 10 nëntor 1988 u pikas një formacion me gjuajtës F-15 që i afroheshn hapësirës algjeriane dhe të tjerë MiG-25u dislokuan në mbështetje të patrrullave. Ata u urdhëruan të fluturonin para izraelitëve F-15 teksa në lartësi më të madhe do të mund të nisnin sulmin raketor në rast avancimi.

Si rrjedhim gjuajtësit izralitë F-15dalluan numrin e madh të MIG-ve dhe radarët e shumtë që i kishin lokalizuar, dhe u detyruan të ktheheshin prapa.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA