Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekretuar për kryeministër kandidatin e LDK-së, Avdullah Hotin.

Thaçi përmes një konference për media ka njoftuar se sot ka marrë letër nga kreu i kësaj partie, i cili sipas tij e ka njoftuar se kanë arritur shumicën e nevojshme parlamentare pas marrëveshjeve të nënshkruara me partitë politike.

“Siç edhe jeni të informuar edhe nga konsultimi që zhvillova të mërkurën me liderët e të gjitha partive parlamentare, që përfaqësojnë vullnetin e zgjedhjeve të 6 tetorit. Të gjitha këto parti, vlerësojnë që Kosova duhet të ketë qeveri të re, me përjashtim të një partie politike. Prandaj, pas letrave që i kam drejtuar kryetarit të LDK-së, praktikë e mëhershme drejtuar edhe partisë që ishte e para në zgjedhjet e 6 tetorit, sot kam marrë një letër nga kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, përmes së cilës, ai konfirmon se mbështet të gjitha kriteret mbizotëruese për krijimin e qeverisë së re duke përfshirë edhe kriterin e sigurimit të shumicës parlamentare. Në përputhje me këtë letër, sapo kam dekretuar Avdullah Hotin për kryeministër”, ka thënë Presidenti.

Bazuar në Kushtetutën e Kosovës dekreti thekson se kandidati jo më vonë se 15 ditë pas emërimit, paraqet përbërjen e Qeverisë para Kuvendit të Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA