Zëdhënësja e Komisioneit të Zgjerimit të BE, Ana Pisonero i tha agjencisë së lajmeve MIA se Brukseli beson që korniza e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut mund të paraqitet në qershor.

Pisonero përsëriti se KE-ja po punonte për ta përgatitur këtë kornizë pasi mori dritën e gjelbër të vendeve anëtare të bllokut në muajin mars për çeljen e negociatave të anëtarësimit. Sipas korrespondentit të MIA-s nga Brukseli, korniza përmban parimet mbi të cilat pritet të bazohen negociatat mes dy palëve dhe, pasi të jetë gati, ajo duhet të miratohet nga të gjitha vendet anëtare të Unionit.

Sipas skenarit të rastit më të mirë, nëse KE-ja e paraqet vërtet ta paraqesë këtë kornizë në qershor, propozimi nga anëtaret e bllokut llogaritet të aprovohet në vjeshtë, nëse ato arrijnë t`i harmonizojnë vërtet pozicionet e tyre. Presidenca gjermane e BE-së nis në 1 korrik të këtij viti dhe pritet ta ruajë fokusin e saj mbi Ballkanin Perëndimor dhe vetë procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian. Mbetet për t`u parë sesi do të reagojnë shtetet anëtare ndaj idesë së “dallimit” të Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria, shkruajnë mediat maqedonase.

Komisioni Europian pritet ta paraqesë kornizën e bisedimeve për të dy vendet në të njëjtën kohë, por vendet e BE-së vendosën kushte shtesë për Tiranën në mars. Samiti i Zagrebit, ku vendi ynë priste të merrte dritën jeshile të hapjes së negociatave, do të zhvendosë duket fokusin për shkak të pandemisë së koronavirusit, lufta ndaj të cilës ka gjasa të shndërrohet në temë qendrore të takimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA