E mposhtën! Mbi 1 milion të shëruar në mbarë botën nga COVID-19

30/04/2020 09:58

Numri i personave të shëruar nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 1 milion.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me rastet dhe vdekjet e shënuara nga COVID-19, nga koronavirusi në mbarë botën janë shëruar 1.000.355 persona.

Vendet me numrin më të madh të rasteve të shëruara në botë janë SHBA-ja me 147.411, Spanja me 132.929, Gjermania me 120.400, Kina me 77.610, Irani me 73.791, Italia me 71.252 dhe Franca me 48.228. Ndërsa në Turqi deri më tani nga COVID-19 janë shëruar 44.022 persona.

Virusi i cili për herë të parë u shfaq në qytetin Wuhan të Kinës, u përhap në mbarë botën duke u shndërruar në pandemi.

Në të gjithë botën, numri i rasteve me COVID-19 ka shkuar në 3.220.268, ndërsa 228.224 njerëz kanë humbur jetën për shkak të virusit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA