E dashura e Dybalas: Nuk është pozitiv me koronavirus, por po presim …

30/04/2020 16:52

“Paulo Dybala nuk është përsëri pozitiv, ai vetëm duhet të presë. Duhet të bëjë testimet e fundit dhe të shohë se si do të jetë përgjigjja.”

Oriana Sabatini, partnerja e sulmuesit argjentinas, foli për çështjen Coronavirus, pasi një kanal televiziv spanjoll dje pretendoi se lojtari ishte pozitiv pas provës së katërt.

“Natyrisht nuk e dimë se nga erdhi lajmi, nga ne jo,” – tha Oriana Sabatini në mikrofonat e transmetuesit argjentinas Canal 9. – “Siç e kemi deklaruar publikisht pozitivitetit tonë, me qetësi do të themi edhe negativitetin tonë”.

Sa i përket gjendjes së saj, e dashura e “yllt” argjentinas shpjegoi:

“Testi ishte negativ për mua. Ne nuk jemi akoma 100% të sigurt dhe nuk duam të flasim, do ta konfirmojnë menjëherë pasi të kenë informacion. Ne jemi duke pritur si të tjerët

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA