Kryeministri Edi Rama me anë të një video të publikuar në Facebook ka njoftuar se është drejt mbylljes ndërtimi i shtëpive për familjet e prekura nga tërmeti i shtatorit.

Në Vorë ka qenë e pranishme Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku e cila u ka dhënë çelësat një familje që u bë me shtëpi të re. Në Vorë janë ndërtuar 21 shtëpi që ishin dëmtuar nga tërmeti i shtatorit.

Ndërkohë kryeministri Rama njofton se “njësoj si kjo familje, të gjitha familjet e tjera që humbën banesën e tyre në 26 nëntor do të hyjnë në një shtëpi të re, më të mirë e më të fortë se ajo që humbën.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA