Ish- ministri i jashtëm dhe deputeti i PS, Ditmir Bushati ka bërë thirrje në Kuvend që mos votohet kontrata koncesionare për një port MBM në Porto- Romano të Durrësit.
Bushati pyeti se pse kjo kontratë u fut me procedurë të përshpejtuar për 30 ditë kur qeveria s’ka pasur kohë as t’u shërbejë qytetarëve. Bushati kujton 2013 kur PS premtoi se do anulonte koncesionet korruptive por mesa duket thotë ai PS po u kthen shpinën shqiptarëve.
”Sot po kërkohet të miratohet një tender pa konkurrencë, pa ligj. Sot fillimisht të mos e votojmë këtë kontratë, t’i japim kohë autoriteteve që të analizojnë. Ne jemi PS, qendër e majtë dhe nuk kemi tagër për të marrë vendime sot për 30 vite. Na duhet një strategji për detin. Në komunizëm deti ishte i pashfrytëzuar. Duhet të jetë në bashkëpronësi që gjithkush ta dijë çfarë ndodh.
Porti i hidrokarbureve kërkohet t’i ndryshohet objekti. Ne duhet të kishim një projekt fizibiliteti. Aq më tepër kur këto fizibilitete i ofron porti i Durrësit. Nuk kemi pse ja heqim Durrësit dhe ja japim privatit.
S’kanë pse shqiptarët të paguajnë doganierin apo kontrollin. Nëse doni ta bëjë privati le ta marrë privati. Ne duhet të ndahemi me oligarkinë. është problem shqetësues në gjithë botën dhe niveli i penetrimit varret.
Nuk duhet të bëhemi si PD që ditën vajton dhe natën i shkel syrin duke u vënë gjoba. Ne jemi PS, partia e progresistëve dhe demokratëve shqiptarë. Kemi thënë që do anulojmë koncesionet. Kemi thënë do I anulojmë koncensionet, Ky është momenti të mos shkojmë në kapitalizëm grabitqar pse e keni fut këtë për 30 ditëe me procedurë të përshpejtuar për 30 ditë në skemi pas kohë t’ju shërbejmë qytetarëve atyre që ju kemi kthyer shpinën.”- tha Bushati.
Top Channel