Një aksident i rëndë rrugor është shënuar pak minuta më parë në aksin nacional Korçë-Pogradec, në urën e Bulgarecit.

Sipas të dhënave të para, raportohet se një automjet ka përplasur një fëmijë të moshës 12-vjeçare, i cili po lëvizte me biçikletë aty pranë.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se gjendja shëndetësore e fëmijës është e rëndë.

Drejtuesi i mjetit bëhet me dije se është punonjës i policisë së rendit në Maliq.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 30.04.2020, rreth orës 15:40, në aksin rrugor Korçë-Maliq, pranë fshatit Bulgarec, shtetasi D. L., duke drejtuar mjetin tip “Opel” dyshohet se është përplasur me një biçikletë që lëviste një shtetas rreth 12 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, për ndihmë mjekësore.

Drejtuesi i mjetit ndodhet në Komisariat, ku po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

FOTO GALERI
14/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA