Dalin pamjet/ Mjekët të ‘mbërthyer’ kokë e këmbë, brenda Klinikës Infektive të Kosovës ku po trajtohen pacientët e infektuar

30/04/2020 17:25

Në Kosovë vijojnë të rriten rastet e infektimit me Covid-19. Deri më tani kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, 799 persona, ndërsa 24 kanë humbur jetën.

Së fundmi janë publikuar edhe pamjet në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ku po marrin mjekim 33 persona me COVID-19.

Ndërkohë në të gjithë Kosovën 249 nga personat e infektuar janë shëruar.

Së fundmi autoritet në Kosovë po mendojnë për lirimin e masave shtrënguese. Këto masa pritet të lehtësohen pas datës 4 maj, kështu ka njoftuar ditë më parë ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, përcjell Telegrafi.

Në tri ditët e fundit në Kosovë ka rënie të numrit të personave të infektuar me coronavirus.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA