26/11 22:47
Koreja e Jugut nuk regjistroi dje raste të reja të transmetuara në vend, të koronavirusit, për herë të parë që nga 18 shkurt.
Kishte katër raste të reja, por të gjitha ishin importuar nga jashtë, sipas Qendrave të Koresë së Jugut për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (KCDC).
Kjo sjell numrin e përgjithshëm kombëtar në 10.765 raste dhe 247 vdekje, sipas KCDC.
Këto shifra nuk pasqyrojnë numrin e rasteve aktive, por përkundrazi numrin e përgjithshëm të infeksioneve që nga fillimi i shpërthimit.
Deri më tani, 9,059 pacientë janë shëruar.
Top Channel