COVID-19/ Alimadhi nga spitali: Isha në situatë jetë a vdekje, virusi të bllokon të gjitha organet

30/04/2020 13:25

I ftuar në “Shqipëria Live” ishte deputeti Adriatik Alimadhi.

Deputeti aktualisht ndodhet në spitalin “Shefqet Ndroqi”, i emërtuar dhe si “COVID-2”, pasi prej javësh ai është diagnostikuar si mbartës i koronavirusit. Gjendja e Alimadhit ka qenë e rënduar dhe këtë e konfirmon ai vetë gjatë fjalës së tij. Ai thotë se prej 35 ditësh ndodhet i shtruar në spital. Edhe pse ka rezultuar negativ, në dy testet e fundit për COVID, deputeti shprehet se virusi i ka dëmtuar mushkrinë dhe i duhet diku te tre deri në gjashtë muaj për t’u rikuperuar. Alimadhi sugjeron që pacientët të mbahen më shumë nëpër spitale, edhe nëse rezultojnë të shëruar nga sëmundja, sepse komplikacionet mund të shfaqen edhe pas sëmundjes. Sakaq, deputeti ka dhe një mesazh për të gjithë shqiptarët:

“Ruani veten, ruani të moshuarit, familjen, është shumë e rrezikshme. Është një virus që dëshiron të bllokojë të gjitha organet e brendshme. Isha në një situatë jetë a vdekje”, thotë Alimadhi.

“Gjendja ime po analizohet. Sot u bënë 35 ditë që jam në spital. Mendoj se kjo është një eksperiencë që më ndodhi mua dhe këtë do e tregoj për të gjithë shqiptarët. Ka dalë në modë tashmë që COVID-19 del pas 15 ditësh. Mbajtja gjatë e imja në spital, tregon gjendjen time.  Ndoshta dhe stafi e mjekët, mendonin se virusi largohet për dy javë tre javë. Por në momentin që kaluan tre javë gjendja ime u përkeqësua. Unë erdha në reanimacion dhe secili nga mjekët bënë të gjithë punët e tyre. Testi për COVID-19 më ka dalë negativ mbi pesë herë. Virusi ka hyrë në mushkri, ka gërvishtur mushkëritë e mia. Do të rikuperohen dëmtimet dhe dëshiron pak kohë më shumë, diku tek  tre muaj deri 6 muaj për t’u shëruar. Analizat që unë kam bërë, ka dalë negative. E kam ndjerë nga solidariteti që ata kanë shprehur ndaj meje. I jam mirënjohës të gjithëve. Mesazhi im është i qartë, ruhuni nga virusi, ruani të moshuarit, familjet është shumë e rrezikshme. Është si një virus që dëshiron të bllokojë të gjitha organet e brenshme. Isha në një situatë, jetë a vdekje. Por edhe nga vullneti im e mposhta këtë betejë”, u shpreh Alimadhi.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA