“Behgjet Pacolli s’ka hyrë në Kosovë”/ Këshilltari i kreut të AKR: Sveçla bën shantazh me arrestimin…

30/04/2020 15:19

Kryetari i AKR-së njëherësh deputeti, Behgjet Pacolli përmes një postimi në facebook ka treguar se gjendet në Tiranë, duke hedhur poshtë pretendimet e ushtruesit të detyrës të Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla se ka hyrë në Kosovë me veturën e Presidentit.

Pacolli ka shkruar se Svecla me deklaratën e tij ka shkelur ligjet dhe kushtetutën.

“Ç’është ky Xhelali, sinonim i xhandarit personal të kryeministrit në letërsinë komuniste, që shkel ligj dhe kushtetutë e që më kërcënoka mua, ndërsa jam duke përkryer projektin e rindërtimit të Thumanës nga tërmeti, në banesën time?

Ç’janë këta policë të mendimit, këta luogotenentë marksistë që kërcënojnë dhe kryeministrin e Shqipërisë se më strehoka mua? Mua që me votën time mund të votuam qeverinë e pasardhësit të zotëri Kurtit?

Kam dhimbje të madhe se stili juaj i të bërit politikë, po dehumanizon brezin e ri të Kosovës, po e merr peng atë, rininë, ëndrrat e saj”.

Derisa këshilltari politik, Naim Murseli ka mohuar votën e Pacollit për Qeverinë Hoti.
Këtë e ka pohuar Mustafa para takimit me përfaqësuesit e Nismës, ku po ashtu kërkoj nga prokuroria hetimin e ministrit Sveçla.

Gjuhën e përdorur ndaj deputetit Pacolli e ka dënuar edhe shoqëria civile.
Si rrjedhojë e deklaratës së Sveçlës mbrëmjen e së mërkurës pati përballje edhe mes Presidentit dhe Kryeministrit në largim.

Presidenti tha se gjendet në shtëpinë e tij nëse duan të dinë më tepër Kurti dhe Sveçla për kalimin e kufirit të Vërmicës.

Në anën tjetër Kurti e quajti kalama dhe me sarkazëm e ftoi në debat publik duke e ftuar që ai ta marrë Pacollin e Kurti Sveçlën dhe shefin e Policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA