Një krim makabër i konsumuar nga një shtetase shqiptare, ka tronditur qytetin Bolton në veri të Anglisë më 22 Mars. Emily Jones shtatë vjeçe u godit me thikë përpara syve të babait të saj tek sa po luante me scooter.

Top Channel ka mësuar se autoritetet britanike kanë ndaluar një emigrante shqiptare pasi goditi në qafë për vdekje vajzën e vogël.

Policia britanike tha një burim për Top Channel, kanë kontaktuar për ndihmë homologët në Tiranë pasi autorja e krimit me inicialet E.S rezulton se është me vendlindje nga një qytezë në veri të Shqipërisë.

Ekipet e emergjencës mbërritën në vendngjarje  në Queen’s Park në Bolton pranë Greater Manchester rreth orës 14:35.

Emily u dërgua menjëherë në spitalin  Salford Royal Hospital, por humbi jetën në 15:56 minuta.

Alan Walsh që po udhëheq hetimin pas kësaj vrasje tha se kjo ngjarje ishte më tragjikja në të gjithë karrierën e tij 20 vjeçare.

E arrestuara për këtë krim shqiptarja E.S, 30 vjeç e cila nuk kishte asnjë njohje me familjen e viktimës po mbahet në një mjedis të sigurtë në bazë të ligjit anglez Mental Health Act.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA