Viktima, Anxhela Petro

Aleko Petro, i cili ekzekutoi dhe më pas fshehu trupin e së bijës Anxhela Petro në 1 janar 2019 është dënuar me burgim të përjetshëm nga gjykata e Igumenicës në Greqi.

Gjykata e shpalli fajtor për vrasje të shkallës së parë dhe e dënoi me burgim të përjetshëm, plus 30 vjet burg dhe 1000 euro gjobë për armëmbajtje pa leje.

Gjykata tha se vlerësimi i dënimit u krye për shkak të qetësisë që ai kreu krimin dhe në vazhdim zhdukjen e trupit.

Krimi ndodhi në 1 janar 2019 dhe tronditi mbarë opinionin publik. Viktima Angjeliki(Anxhela) Petro, ndodhej për vizitë në banesën e të atit në fshatin Alepu në ishullin e Korfuzit.

Ai nuk pranonte lidhjen e vajzës me një emigrant afgan, ndaj edhe u konfliktua me të bijën.

I dashuri i viktimës dhe pagëzuesja e saj, ishin dëshmitarë të akuzës, ndërsa autori nuk kishte askënd që ta mbështeste në gjyq.

Ndërkohë familjarët e tjerë si mamaja dhe motrat e viktimës, nuk mundën të ndodheshin në gjyq, për shkak të mbylljes së kufijve prej covid-19.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA