Vrasësi masiv nga Nova Scotia në Kanada, Gabriel Wortman, i cili vrau 22 njerëz në fillim të muajit, kishte therrur me thikë dhe kafshët e tyre shtëpiake, njoftonte sot policia.

9 prej viktimave të tij, manjaku i vrau duke i vënë zjarrin shtëpive të tyre.

Sulmi më i rëndë kanadez në Nova Scotia solli dy ditë terrori në komunitetin e qetë, teksa 51 vjeçari Gabriel Wortman, vrau edhe kafshët shtëpiake të viktimave, njoftonte policia kanadaze duke përditësuar hetimet e tyre.

Vrasjet ndodhën vrenda 13 orëve mes 18 e 19 prillit në provincën Atlantic në Nova Scotia, para se Wortman të vritej me armë nga policia.

Ndërkohë më shumë se 400 dëshmitarë janë identifikuar dhe gjysma e tyre janë marrë në pyetje, për të përcaktuar motivet e sulmit të padëgjuar.

Wortman i shpëtoi kapjes kur policia u thirr për ndihmë në komunitetin e vogël rural Portapique, me rreth 100 rezidentë.

Pasi u fsheh gjatë natës në një kompleks industrial ai kishte vazhduar sulmin e pamëshirshëm dhe mëngjesin tjetër, konfirmoi sot policia.

Sulmuesi kishte nisur misionin e tij të vdekjes pasi kishte rrahur të dashurën, e cila është tashmë nga dëshmitaret kyçe të çështjes, tha policia.

Mes të tjerave, përbindëshi Wortman qëlloi me armë “nënën e babain në sy të fëmijëve të tyre,” sipas mediave lokale.

Kreu i policisë Chris Leather tha më herët: “Ne besojmë se ka ende viktima në mbetjet e shtëpive që janë rrafshuar nga djegia. Megjithse sulmuesi nuk do të dalë kurrë në gjyq për krimet e tij, ne kemi për detyrë përfundimin e hetimeve”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA