Studimi britanik: Një e treta e atyre që shkojnë në spital me Covid-19, vdesin

29/04/2020 21:30

Një studim i gjerë mbi pandeminë thotë së fundmi se në Britani, një e treta e atyre që duhet të trajtohen në spital nga koronavirusi i ri, janë duke vdekur.

Autorët thonin se masa e vdekshmërisë është aktualisht e ngajshme me atë të Ebola.

Studimi kishte gjurmuar rreth 17,000 pacientë, që janë rreth një e treta e atyre të shtruar në spitalet britanike, dhe zbuloi se 33% e tyre kishin vdekur, 49% ishin shëruar dhe 17% vazhdonin të merrnin trajtim për më shumë se dy javë.

“Disa njerëz vazhdojnë të besojnë se Covid-19 nuk është më i rëndë se një grip i keq, por ata gabohen rëndë”, tha Calum Semple, profesor i shëndetit të fëmijëve në University of Liverpool, autor i studimit.

“Megjithë kujdesin më të mirë që ne mund të japim, rastet fatale të njerëzve që shtrohen në spital me Covid-19 janë diku nga 35 deri në 40% që është e ngjashme me njerëzit e shtruar për Ebola.”

“Njerëzit duhet ta dëgjojnë këtë e ta fusin në kokë. Arsyeja që qeveria u kërkon të qëndrojnë në shtëpi deri në qetësimin e situatës, është sepse sëmundja është shumë e rrezikshme”, tha Semple.

Autori tjetër i studimit Peter Openshaw, i universitetit mjekësor Imperial College London, tha: “Këto janë shifra që të bëjnë esëll. Janë të gjitha të dhëna konkrete mbi tragjedinë njerëzore që përfaqëson çdo rast i virusit”.

Studimi thoshte më tej se nga të shtuarit në spital, 17% përfundonin në kujdesin intensiv. Prej këtyre 45% vdisnin, ndërsa nga ata që kishin nevojë për ventilatorë frymëmarrjeje, vdisnin 53%.

FOTO GALERI
1/3
Studimi kishte gjurmuar rreth 17,000 pacientë, që janë rreth një e treta e atyre të shtruar në spitalet britanike

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA