Robert Berisha: I jam borxhli Norës, dua t’i kërkoj falje gjithmonë

29/04/2020 15:40

Në emisionin “Shqipëria Live” ishte i ftuar përmes një lidhjeje direkte, këngëtari Robert Berisha.

Këngëtari në studio, foli mbi projektin e tij më të ri “Fërkoj Kalje”(Kërkoj Falje), ku ndërkaq, gjatë fjalës së tij, ai u shpreh se i kërkon falje prindërve, sepse këto kohë nuk ka pasur mundësi për t’i takuar.

Gjithashtu, Roberti u ndal për të folur dhe për ish-bashkëshorten, Nora Istrefi, me të cilën ka dhe një vajzë. Dyshja gjithmonë e ka pranuar që ruan një raport të mirë. Megjithatë, Roberti thotë se do t’i jetë gjithmonë borxhli Norës si nëna e vajzës së tij dhe i kërkon falje për gjithçka.

“Njerëzit e mëdhenj dinë të kërkojnë falje. Tani do t’i kërkoja falje prindërve. Edhe pse kam bërë shumë për ta, kam punuar që 13 vjeç, prap i kërkoj falje. Babai ka qenë kompozitor, kanë pasur punë të mira dhe ato janë hequr prej pune, në vitin 1990. Unë vetëm 13 vjeç punoja. I kam ndihmuar shumë, por edhe i kam shqetësuar. S’kam pasur edhe kohë t’i vizitoj kohët e fundit. Nuk i kam takuar për shkak të izolimit, kam frikë për shëndetin e tyre. Babain e falenderoj që më la një profesion kaq të bukur, jam dashuruar me këtë profesion e falenderoj shumë. Norës do t’i kërkoja falje njësoj si mamit. Përveç faljeve dhe falenderimeve nuk kam asgjë tjetër. Marrëdhëniet janë shumë të mira. Norës i kam borxh tërë jetën. I kam borxh si nëna e vajzës. E falenderoj që ka qenë pranë meje dhe dua t’i kërkoj falje gjithmonë asaj”, tha Roberti.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA