Rifillimi i Serie A/ Ministri Spadafora ‘venit shpresat’

29/04/2020 13:46

Optimizmi për rifillimin e kampionatit italian të Futbollit sa vjen e venitet.

Ministri i Sporteve Vincenzo Spadafora nuk e përjashtoi mundësinë që Serie A të mbyllet para kohe siç ndodhi në Francë dhe në orët e fundit ai ishte i qartë në deklaratën e tij teksa tha se kampionati do të rifillojë vetëm kur të ketë siguri absolute dhe jo me cdo kusht.

Spadafora, për median italiane, theksoi se shtegu drejt rinisjes së Serie A po ngushtohet gjithnjë e më shumë dhe se Italia mund të ndjekë shembullin e Francës dhe Holandës dhe të pezullojë kampionatin. Ai shtoi rifillimi i stërvitjeve nuk do të thotë së kampionati do të rinisë me siguri.

Spadafora i vuri në dukje dyshimet për rikthimin e skuadrave të Serie A në fushën e lojës duke shtuar se mund të jetë vetë shumica e presidentëve të klubeve që do të kërkojnë pezullimin e kampionatit për t’u përqendruar tek ai pasardhës dhe se ajo që kërkoi ai është që protokolli i propozuar nga FIGC të jetë i realizueshëm.

‘Nuk pretendoj një risk zero, sepse nuk mund ta kërkojmë-tha ndër të tjerat Spadafora-protokolli është i aplikueshëm edhe për serie B dhe Lega Pro që nuk kanë financat e duhura. Do të isha i çmendur po të demonizoja futbollin sepse vitin tjetër nuk do të jenë burimet për financimin e sportit. Por unë nuk mund të them se në mesin e qershorit do të rifillojë kampionati’

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA